presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani u takua sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof

Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Postimi i plotë i Presidentes:
Kënaqësi të takoj në Pragë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof.
Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.