Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Granada të Spanjës, në margjinat e tij është takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
“E çmoj mundësinë për të informuar kryeministrin Rishi Sunak rreth situatës së sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë.
Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Presidentja Osmani.