DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Zv. Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Washington D.C., me Zv. Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau!

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.