presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdim të vizitës në New York, e shoqëruar nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla- Schwarz, njëherësh ministre për punë të Jashtme dhe Diasporë, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike, Hissein Brahim Taha.

Presidentja Osmani falënderoi z.Taha për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës nga shpallja e pavarësisë e mëtutje. Në veçanti, e falënderoi për Rezolutën që së fundi është miratuar nga OIC-u, me të cilën është bërë thirrje që të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate ta njohin Kosovën.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën është më rëndësi ta thellojë partneritetin me OIC për t`i luftuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

Në këtë kontekst, tha se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës i kontribuon paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon e më gjerë.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e njohjeve të reja nga shtetet anëtare të kësaj organizate, duke potencuar se fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës e rritë mundësinë për një Ballkan Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.