DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit.

E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.