presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës në Strasburg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Strasburg ka takuar Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës. Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani i njoftoi Përfaqësuesit e Përhershëm për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Në Strasburg i informova Përfaqësuesit e Përhershëm të Këshillit të Evropës të vendeve aleate nëpër Evropë për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës.

Ne jemi të bashkuar përmes vlerave tona dhe në këtë kohë sfiduese për Evropën, ne jemi edhe më të fortë kur jemi të bashkuar për mbrojtjen e tyre”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.