Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, në kuadër të Berlin Global Dialogue.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në kuadër të Berlin Global Dialogue, pata kënaqësinë të takoj Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim.
E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në prag të Future Investment Initiative që do të mbahet në Riad, diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale.



