DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi mërgatën tonë në Francë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Francë me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate, gjatë ditës së djeshme ka takuar mërgatën tonë.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.