presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër, është takuar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

“Gjatë qëndrimit tim në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Sir Lindsay Hoyle dhe i shpreha ngushëllime në emër të popullit të Kosovës. Biseduam për zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimin parlamentar mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dy miqve dhe aleatëve afatgjatë”, ka thënë presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.