Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Takim përmbajtësor me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.
Shpreha përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për t’i zhvilluar tutje marrëdhëniet dypalëshe me Bahamas si hap i rëndësishëm për shtetet tona dhe qytetarët tanë.