Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, në Kopenhagë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.