presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi homologët e saj nga Shqipëria dhe Mali i Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot gjatë ditës, në margjina të takimit të liderëve në Procesin Brdo-Brijuni ka takuar homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj si dhe atë të Malit të Zi, Milo Đukanović.

“Konsultime të vazhdueshme me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj gjatë takimit të liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Biseduam për zhvillimet aktuale në Evropë dhe regjionin tonë, dhe theksuam rëndësinë themelore të bashkëpunimit duke synuar promovimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes tonë euroatlantike”, ka thënë presidentja Osmani pas takimit me homologun nga Mali i Zi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.