DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi artistin Petrit Halilaj dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar artistin Petrit Halilaj dhe ka vizituar ekspozitën me titullin “Abetare”.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Kënaqësi e veçantë ta takoj artistin tonë Petrit Halilaj dhe ta vizitoj ekspozitën me titullin “Abetare”, në një ndër muzetë me prestigjoze në botë, Metropolitan Museum of Art në New York.

Ekspozita e Petritit është një pjesë e historisë sonë të dhimbshme që na kujton kohën e robërisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.