DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.

Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.