...

Presidentja Osmani: Smajl Hajdaraj ishte zëri i guximit, fytyra e rezistencës dhe shpirti i një Kosove që nuk u përkul kurrë

Në këtë përvjetor përulemi me nderim para veprës së Smajl Hajdarajt, deputetit, aktivistit të palodhur politik dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pabesisht në një pritë më 17 janar 2002.

Smajli ishte zëri i guximit, fytyra e rezistencës dhe shpirti i një Kosove që nuk u përkul kurrë.

Plumbat që e shuan jetën e tij nuk e shuan idealin, ndaj drejtësia për të është obligim.

Lavdi jetës dhe veprës së Smajl Hajdarajt!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.