Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm.
Në takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.
Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë.


