DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale

Në hapjen e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja Osmani tha se siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale

Presidentja Osmani ka shkruar:

Siguria e fëmijëve është themeli i sigurisë globale.

Në kohën kur fëmijët në mbarë botën po bartin pasojat më të rënda të luftërave, duhet të ngrihemi së bashku për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Ata nuk janë vetëm e ardhmja jonë, janë edhe e tashmja jonë.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë këtë vit do të vendosë zërin, nevojat dhe mbrojtjen e tyre në qendër të diskutimeve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.