Presidentja e Reoublikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se siguria e fëmijëve është themeli i së ardhmes sonë dhe i përpjekjeve tona të përditshme.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Siguria e fëmijëve është themeli i së ardhmes sonë dhe i përpjekjeve tona të përditshme.
Prandaj, nuk mund të kishte një përmbyllje më kuptimplotë për një Forum Ndërkombëtar që kishte në qendër mbrojtjen e të drejtave të tyre, sesa ajo me pjesëmarrjen e vetë fëmijëve.
Të talentuar, të shkathët, të lirë, të jashtëzakonshëm. Faleminderit Alketa Vejsiut dhe ekipit të saj për këtë moment kaq të përzemërt dhe frymëzues.