Ukë Bytyçi ishte një nga figurat më të shquara të Suharekës dhe një atdhetar i palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Si bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Ukë Bytyçi dha gjithçka për qytetarët e tij dhe për të ardhmen e vendit.
Guximi, urtësia dhe vendosmëria e tij e bënë një lider të besueshëm dhe vizionar, por jeta e tij u ndërpre para kohe, duke lënë bosh një angazhim të jashtëzakonshëm për Suharekën e për gjithë Kosovën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!
