DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani i shpreh ngushëllime popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit gjerman Köhler: Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.