Sot Presidentja priti themeluesit dhe anëtarët e grupit “Besa Besë”. Ky grup ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të ngritur vetëdijesimin mbi rëndësinë e konsumit të produkteve vendore, duke inkurajuar qytetarët të shmangin prodhimet serbe dhe të mbështesin prodhuesit tanë lokalë.
Fokusi te produktet vendore nuk është vetëm një çështje identiteti ekonomik, por ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e punësimit, forcimin e sektorit prodhues dhe sigurinë ushqimore, duke siguruar që qytetarët të konsumojnë produkte më të sigurta dhe më cilësore.
E vlerësoj lart përkushtimin e tyre dhe jam e angazhuar të mbështes çdo iniciativë që fuqizon prodhuesit vendorë dhe ekonominë e vendit tonë, ka thënë Presidentja.
