DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti sot në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një drekë pune, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë, Presidentja Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani e njoftoi Presidenten Musar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët Presidentja Musar i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.