Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në vizitë pune Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot mirëprita në vizitë pune Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, një mik i çmuar i Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i rrugëtimit tonë euroatlantik.
Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit bilateral, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë rajonale.
E falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për angazhimin e Letonisë në KFOR.
Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe sigurisë globale, me aleatë të fortë përkrah!


















