DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e Parë Prindon Sadriu kanë pritur sot Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.

Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.