DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takime të ndara të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin gjerman dhe atë britanik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave, zhvilloi takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.