DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë, Anžej Frangeš

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni.

Presidentja Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.