...

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të agjencive qeveritare japoneze në fushën e tregtisë dhe ekonomisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësues të agjencive qeveritare japoneze në fushën e tregtisë dhe ekonomisë në një takim të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen japoneze, duke potencuar përpjekjet e Kosovës për të krijuar një klimë të favorshme për investime dhe për të zhvilluar sektorë strategjikë si energjia, mineralet, infrastruktura, prodhimtaria dhe teknologjia.

Në takim u diskutua potenciali i Kosovës për partneritet me bizneset japoneze, mundësitë për projekte të përbashkëta në kërkim dhe zhvillim, transferim të teknologjive dhe arsim, me theks të veçantë në inovacionin digjital dhe energji.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për ta forcuar partneritetin me Japoninë dhe shtroi nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha me interes të ndërsjellë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.