DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.

Sipas Presidentes Osmani, BE-ja, mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.