DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet e afërta dhe partneritetin me Norvegjinë. Në këtë kontekst, falënderoi ambasadorin Grondahl për angazhimin e tij në thellimin e raporteve bilaterale midis Kosovës dhe Norvegjisë si dhe për mbështetjen dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për finalizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s.

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në veri të vendit, mr ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve të Kosovës për tejkalimin e situatës aktuale krahas me aleatët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.