DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka, dhe profesori i Universitetit “KEIO”, Masahito Kawamori.

Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT, marrëveshje kjo e propozuar nga Presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti. Kjo marrëveshje, përfshinë aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.