presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Ky takim u realizua po ashtu në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York.

Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta.

This site is registered on wpml.org as a development site.