DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin gjerman, Jorn Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me ç’rast u diskutua edhe për punën që po bëhet për zbatimin e çështjeve të dakorduara në Bratisllavë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe ka konfirmuar partneritetin e palëkundur ndërmjet të dyja vendeve.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Rohde, gjithashtu kanë diskutuar edhe për edicionin e sivjetëm të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.