Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes. Presidentja Osmani ritheksoi se Republika e Turqisë mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të saj në rrugën euroatlantike të vendit tonë.
Presidentja theksoi se anëtarësimi në NATO mbetet prioritetet strategjik i Republikës së Kosovës dhe se bashkëpunimi me Turqinë në këtë drejtim është thelbësor.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan po ashtu për nevojën e vazhdimit të mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

