Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës ne strukturat euroatlantike.
Në takim u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket procesit të dialogut. Po ashtu, theks i veçantë është vënë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.