Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot kampionen e parë olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot në Presidencë me kampionen e parë olimpike të Kosovës dhe kampionen e përhershme të zemrave tona, Majlinda Kelmendi!
Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë. Një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq dhe e cila ngriti flamurin tonë në piedestalin më të lartë!
