Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e letrave të shumta të urimit nga liderë botërorë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar mesazhe urimi edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
Në letrat e tyre, liderët kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë.
Thank you! 🇬🇧 Danke! 🇩🇪 Merci! 🇫🇷 Grazie! 🇮🇹














