presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani pranoi telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, z.Yoshihide Suga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, z.Yoshihide Suga, i cili e ka uruar për detyrën.

Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.

Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat n Kosovës dhe përpjekjet  në rrugën evropiane të Kosovës.

Më tej z.Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.