Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përveç takimeve bilaterale, Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe partneritete të reja.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Përveç takimeve bilaterale, Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe partneritete të reja.
Nga prezentimet në panele, tek aktivitetet e ndryshme të organizuara përgjatë dy ditëve, Kosova ishte prezente në këtë platformë globale me një angazhim dinamik në interes të vendit.
Në një mjedis gjeopolitik të ekspozuar ndaj rreziqeve të vazhdueshme, angazhimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë mbetet një prioritet global.