DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton komandant Drinin – Ekrem Rexhën, ushtarakun brilant të UÇK-së, intelektualin dhe njeriun që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut

Sot përkujtojmë me nderim komandant Drinin – Ekrem Rexhën, ushtarakun brilant të UÇK-së, intelektualin dhe njeriun që jetën ia kushtoi lirisë së atdheut. Një poliglot i rrallë, një strateg i përgatitur dhe një udhëheqës i dashur për bashkëluftëtarët, ai u bë shembull i përkushtimit dhe dinjitetit në shërbim të kombit.

Vrasja mizore pas luftës e luftëtarit të  lirisë, mbetet një plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive. Një krim i rëndë ndaj njeriut që dha çdo gjë për lirinë dhe që meritonte drejtësi, porse jo plumbin e pabesisë!

Lavdi jetës dhe veprës së komandant Drinit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.