Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës, duke vrarë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm.
Në këtë betejë për liri, ranë heroikisht edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke ruajtur kujtimin për ta, si simbol të qëndresës dhe sakrificës për liri.