DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra,  teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

24-vjet më parë,  ushtria dhe policia e regjimit gjenocidal të Serbisë, sulmoi me granata tregun e Mitrovicës, ku pësuan me jetë gjashtë persona, në mesin e të cilëve fëmijë e gra,  teksa u plagosën 128 banorë shqiptarë.

Sot është ditë pikëllimi e reflektimi, ndaj kujtojmë me respekt jetët e humbura, por edhe qëndrueshmërinë e të mbijetuarve të kësaj barbarie.

Mbetet përkushtim i yni që të vërtetën për krimet sikurse ky ta themi gjithmonë dhe kudo, por edhe të angazhohemi maksimalisht që drejtësia të vihet në vend.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.