DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.