...

Presidentja Osmani përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Studimes: Plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi

Në 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, kujtojmë me respekt 116 gra, fëmijë, e të moshuar – të vrarë brenda dy orësh nga regjimi gjenocidal serb, vetëm pse ishin shqiptarë.

Plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë e do të përcillet brez pas brezi.

Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.