Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë.
“Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Presidentja Osmani.