presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të forumit global të sigurisë, GLOBSEC 2024 në Pragë, ka zhvilluar një takim me presidentin çek, Petr Pavel.

Postimi i plotë i Presidentes:

Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.

Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.