Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas bllokimit të shumë qytetarëve në pikat kufitare.
“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës një ditë pas votimit në APKE të Këshillit të Evropës , duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, duke ju konfiskuar dokumentet dhe duke i privuar nga ushqimi.
Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Presidentja Osmani.