Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Nënsekretaren amerikane të Shtetit për diplomaci dhe çështje publike, Liz Allen.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen kanë nënshkruar Marrëveshjen kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë.
Bashkë me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për diplomaci dhe çështje publike, Liz Allen, nënshkruam sot Marrëveshjen kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja – një dëshmi se jemi bashkë në luftimin e sfidave të reja globale.