presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani pas homazheve më 11 shtator: Vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç SHBA-të kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Alyson Grunder dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 21-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Sot me 11 shtator së bashku me kryeministrin. Zv/kryeministren dhe po ashtu me zëvendës ambasadoren e SHBA-ve i bashkohemi gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3000 mijë jetë të humbura në një betejë e cila edhe njëherë u dëshmua të jetë betejë vlerash.

Me 11 shtator 2001 shtetasit amerikan, qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin nën një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, por atë ditë nuk u atakua vetëm amerika, u atakuam të gjithë ne që besojmë në po të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Që nga ai vit e tutje, populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtjen të këtyre vlerave, i kemi bashkuar forcat në luftim të terrorizmit dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e po këtyre vlerave.

Prandaj, do të  vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu siç SHBA-të kanë qëndruar pranë nesh në çdo moment dhe në çdo hap të historisë sonë.

Faleminderit! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.