DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Nuk ka nder më të madh se sa t’i shërbesh atdheut me zemër, me betim dhe me uniformë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Diplomimit të Kadetëve, gjenerata 2025 e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari”.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Nuk ka nder më të madh se sa t’i shërbesh atdheut me zemër, me betim dhe me uniformë.

Urime titullin Oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kadetët që diplomuan sot. Marshoni përpara me nder, guxim dhe besnikëri ndaj popullit, flamurit dhe Republikës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.