presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe komunitetin sportiv për ndarjen nga jeta të profesoreshës Shqipe Bajçinca – Brestovci

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka bartur disa pozita në periudha të ndryshme, në organizata sportive brenda e jashtë Kosovës.

Kontributi i saj në edukimin e brezave të rinj , por edhe në zhvillimin e sportit kosovar është i jashtëzakonshëm, ndaj do të kujtohet përherë si pjesë e kësaj historie.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe komunitetit sportiv.

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.